Treni i linjës Shkodër-Tiranë përplasi një kamionçinë tek shinat e trenit në fshatin Pllane të Lezhës.Pas përplasjes kamionçina ka përfunduar në një kanal.
Informacion paraprak
Më datë 10.04.2018, rreth orës 08:30 , te Salla Operative është bërë njoftim se tek Shinat e trenit në Pllanë – Lezhë, treni është përplas me një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se treni i linjes Shkodër – Vorë, është përplasur me një mjet tip kamion që tranporton mallra, me drejtues shtetasin A.P. 44 vjeç, banues në Spiten.
Në furgon kanë qenë përveç drejtuesit , edhe 2 shtetas të tjerë.
Lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe njëri nga pasagjerët E.Gj. 38 vjeç, banues në Spiten, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.