Askush nuk mund të kalojë pa pritur të paktën një orë e gjysëm në radhë mes temperaturave të larta.

Hyrja e Shkodrës për të tretën ditë me radhë ka krijuar trafik të rënduar për shkak të punimeve që po bëhen në urën e Bahçallekut. Qytetarët që presin në radhë për të kaluar janë të revoltuar sepse nuk është marrë asnjë masë për të gjetur zgjidhje të tjera në mënyrë që ata të mos bllokohen në radhët kilometrike të krijuara. Autoriteti Rrugor ka hyrë në ditën e tretë të rikonstruksionit të urës së Bahçellekut por duket se është zgjedhur momenti dhe forma e gabuar sepse, punimet mbi urë kanë krijuar radhë të gjata duke penguar e duke bllokuar në trafik qytetarët e shumtë apo edhe një numër të madh turistësh.

Artikulli paraprakRRITET NUMRI I VIKTIMAVE NE TURQI
Artikulli tjetërNDALOHEN DY SHTETAS PËR DREJTIM MJETI NË GJENDJE TË DEHUR