Tre femra janë denoncuar si të larguara nga banesat e tyre, në 24 orët e fundit. Denoncimet i kanë bërë familjarët, të cilët apelojnë për ndihmën e Policisë.

Në dy raste në Tiranë, të larguarat janë një grua e madhe në moshë dhe një vajzë minorene. Ndërsa rasti tjetër në Korçë, është një vajzë 18vjeçare, e denoncuar si e larguar nga banesa.

Njoftimet e Policisë
Komisariati i Policisë Nr. 3, Tiranë
Më datë 14.07.2018, shtetasi I. K., vjeç 61, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 12. 07. 2018, i është larguar nga banesa e motra, shtetasja V. K., vjeçe 63. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë
Më datë 14. 07. 2018, shtetësja E. H., vjeçe 34, banuese në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza e mitur, me iniciale E. H. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 14. 07. 2018, shtetësja D. R., vjeçe 48, banuese në Korçë, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza, shtetasja F. R., vjeçe 18. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Artikulli paraprakBIE ASHENSORI, AKSIDENTOHET 66-VJEÇARI
Artikulli tjetërKUVENDI PRITET TË VOTOJË SOT LIGJIN PËR MAGJISTRATËT E RINJ