Dy persona janë plagosur, si pasojë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e së dielës.

Nga informacionet paraprake, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Golem-Kavajë. Në këtë aksident janë përfshirë tri makina, ndërsa ende nuk bëhen të ditura shkaqet. Njëra nga makinat e përfshira në aksident mban targën TR 9718 N. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Artikulli paraprakLAÇ,DHUNOHEN FUTBOLLISTET E KUKESIT.GJICI:FSHF MASA NDAJ PROTOGONISTEVE
Artikulli tjetërHASHIM THAÇI VIZITON TIRANËN, DO PRITET NGA NISHANI