NGJARJA NDODHI MBRËMJEN E SË MËRKURËS NË LAGJEN RUS NË SHKODËR.Rreth 200 gram tritol kanë shpërthyer në sheshpushimin e katit të tretë të një pallati në lagjen “Rus” në Shkodër. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:30 të së mërkurës.
Afro 200 gram lëndë eksplozive tritoli është vendosur në pragun e derës së familjes së Gjineto Shkëmbit. Në momentin e shpërthimit familjarët kanë qenë në banesë, por fatmirësisht nuk janë shënuar të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme jo vetëm në familjen e Gjineto Shkëmbit por edhe tek komshinjtë e tij. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e motiveve dhe të autorëve të shpërthimit, ndërsa dyshohet se autori pas vendosjes së lëndës plasëse të jetë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet i cili drejtohej nga një tjetër shtetas. Sipas ekspertëve të policisë ka rezultuar se lënda plasëse e vendosur pranë derës në shkallët e banesës ka qenë tritol, me sasi rreth 200 gram. Menjëherë pas shpërthimit është marrë në pyetje edhe Gjineto Shkëmbi për të mësuar në lidhje me ndonjë pistë të mundshme që mund të çojë në zbulimin e autorëve. Mësohet se Gjineto Shkëmbi kishte qene I denuar me pare ku kjo dyshohet te jete edhe pista kryesore e hetimeve te policisë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.