Një shpërthim i fuqishëm me tritol tronditi zonen e Kurbinit ne orët e para të mëngjesit të së premtes. Ngjarja ndodhi rreth ores 3 e 30 minuta në fshatin Sanxhak dhe objekt i sulmit ishte banesa e Skender Likes. Persona ende të paidentifikuar vendosën një sasi lënde plasëse në banesën e Skënder Likës, por fatmiresisht nuk pati përsona të lënduar, por dëme të shumta materiale. Siç shihet nga pamjet, të gjitha xhamat e vilës tre katëshe u thyen ndërsa dëmtime të mëdha pësoi e gjithë godina. Po ashtu nga shpërthimi I fuqishëm u dëmtuan edhe banesa e biznese në zonë si dhe u krijua frike dhe panik tek banoret.

Në momentin e ngjarjes, Skënder Lika mësohet se ndodhej në shtëpi së bashku me bashkëshorten e tij. Ndërkohë policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe mblodhi provat e para me qellim idenifikimin dhe kapjen e autorëve. Ende nuk dihet sasia dhe lloji i lëndës plasese, ndërsa në cilësine proves materiale jane sekuestruar dhe po analizohen nga ana grupit hetimitor si dhe po merren ne pyetje pjestare të familjes Lika. Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit.

 

Artikulli paraprakLEZHË, ARRESTOHEN 3 PERSONA PËR VJEDHJE
Artikulli tjetërBERISHA NË LEZHË, PREZANTON KANDIDATIN PASHK GJONI