Një shpërthim tritoli është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Halil, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Mësohet se sasia e tritolit i është vendosur në shtëpi një 40-vjeçari me inicialet e A.P, në pjesën e oborrit. Nuk dihen motivet, por nuk përjashtohet të jetë si një “paralajmërim” për 40-vjeçarin nga autorë ende të paidentifikuar.
“Informacion paraprak/Më datë 02.10.2019, në fshatin Halil , Fushë- Krujë në pjesën e jashtme të oborrit të banesës së shtetasit A.P., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse pa shkaktuar probleme në njerëz. Grupi hetimor po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.