Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas vendosjes së tritolit në makinën e kreu të PD në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Presidenti thotë se dënon me forcë aktet e dhunës, ndërsa u ka bërë thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen dhe të vendosin autorët përgjegjës para drejtësisë.

“Mësova me shqetësim mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës”, shprehet kreu i shtetit.

Artikulli paraprakTRITOL KREUT TË PD VAU DEJËS, META: DUAN TË FRIKËSOJNË OPOZITËM, ASGJË NUK E NDAL FITOREN E ZEF HILËS
Artikulli tjetërSTAR TREND – PASHKËT