Ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne Vau Dejes, ku nje sasi tritoli shpertheu ne makinen e kreut te PD Bernard Ndrca, ka reaguar edhe kryetari i Partise se Lirise Ilir Meta. Ai shkruan se një regjim i pashpresë për t’u ballafaquar me qytetarët, që vetëm i ka mashtruar dhe vjedhur, inskenon akte të tilla cubash të pabesë me qëllim frikësimin e opozitarëve.
“Solidaritetin më të fuqishëm me Bernard Ndrecën, Kryetarin e PD në Bashkinë e Vaut të Dejës për aktin terrorist me të cilin u provokua sot së bashku me familjen e tij.
Një regjim i pashpresë për t’u ballafaquar me qytetarët, që vetëm i ka mashtruar dhe vjedhur, inskenon akte të tilla cubash të pabesë me qëllim frikësimin e opozitarëve.
Asgjë nuk e ndal Opozitën e Bashkuar me të gjthë qytetarët e ndershëm për të ndëshkuar regjimin e bandave më 14 Maj!
Asgjë nuk e ndal Fitoren e Zef Hilës në Bashkinë e Vaut të Dejës dhe Fitoren 5 me 0 në të gjithë Qarkun e Shkodrës! ✌️🇦🇱
#BashkeFitojme #14Maj #NdryshimMeCdoCmim”