Ky është lokali i dëmtuar në fshatin Rrjoll të Velipojës në Shkodër ku shpërtheu një sasi tritoli. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit bën të ditur policia vendore e Shkodrës. Shtetasi i njohur si Paris Preka me emrin e ndryshuar Andis Danaj ka shpëtuar mrekullisht pasi ndodhej brenda lokalit kur ndodhi shpërthimi. Dy persona të maskuar pasi hodhën lëndën plasëse janë larguar me shpejtësi pa lënë gjurmë. Kristian Preka i cili është vëllai i Paris Prekës dhe biznesin e kanë sëbashku thotë se tregon se si ndodhi ngjarja dhe faktin se si vëllai i tij ndodhej brenda lokalit kur tritoli shpërtheu.

Pasi ka marrë nënshtetësinë gjermane pas 10 vitesh emigrim atje, Kristian Preka thotë se ka ardhur për të investuar në vendin e tij por tashmë është hera e dytë që biznesi i tyre sulmohet pasi para pak kohësh u tentua djegia e këtij lokali. I riu është totalisht i pasigurtë dhe i zhgënjyer nga këto sulme kriminale ndaj tyre ndërsa tregon se nuk kanë konflikte me askend dhe nuk e kanë idenë kush mund të jetë pas këtyre ngjarjeve.

Ajo që kërkojnë është që policia të zbardh sa më parë autorët që vendosën lëndën plasëse dhe porositësit e këtyre sulmeve.

Policia vendore e Shkodrës ka nisur punën për identifikimin dhe më pas gjetjen e kapjen e dy autorëve të dyshuar të cilët vendosën sasinë e tritolit në lokalin e vëllezërve Preka në Rrjoll të Velipojës. Aktualisht kjo zonë ka edhe një fluks turistësh dhe pushuesish vendas që zgjedhin atë plazh pasi ndodhemi në kulmin e sezonit turistik.

Artikulli paraprakEURO 2025 PËR VAJZA/ SHQIPËRIA PËRBALLET ME NORVEGJINË NË RAUNDIN E 1-RË TË PLAY-OFF, PËRCAKTOHEN DATAT E NDESHJEVE
Artikulli tjetërFËMIJËT NË RRUGË, BASHKIA SHKODËR: MOS DHURO PARA