Deputetja Ina Zhupa, në fjalën e saj në seancën plenare në Kuvend ka theksuar se sulmi ndaj kreut të PD për Vaun e Dejës, Bernard Ndreca është një akt terrorist.

Gjithashtu Zhupa ka kërkuar që mazhoranca të distancohet publikisht nga kjo ngjarje.

“Në këtë parlament kemi 8 javë që nuk diskutojmë për çështje të zgjedhësve. Këtë javë kishit justifikim pushimin zyrtar. Shqetësimi juaj i parë nuk është çështja e zgjedhësve, por kohën e opozitës nuk mund ta merrni. Ne kemi të drejtën tonë t’i themi qeverisë se kush është realiteti.

Doja të ndalesha edhe tek akti terrorist ndaj kryetarit të PD për Vaun e Dejës, kjo ishte një nisje e fushatës me tritol. Ministri i Brendshëm duhet të na tregojë se deri në çfarë niveli janë hetimet. Demokratët nuk trembën, hiqni dorë nga këto metoda dhe distancohuni sot publikisht nga kjo ngjarje”, tha Zhupa.

Artikulli paraprakDORËHIQET DREJTORI I PËRGJITHSHËM I RTSH-SË, ENKELEJDI JOTI
Artikulli tjetërBEGAJ THIRRJE SHQIPTARËVE: MË 14 MAJ SHPREHNI VULLNETIN TUAJ NË KUTITË E VOTIMIT, DENONCONI ÇDO INTIMIDIM APO SHANTAZHIM