PD Dega Shkoder ka reaguar ne lidhje me vendosjen e tritolit ne makinen e kreut te PD Vau Deje.
Reagimi i plote
Të gjithë jemi zgjuar të tronditur nga ngjarja kriminale në Bashkinë Vau Dejës, ku një sasi lëndë plasëse ju vendos në automjet kreut të PD-së Vau Dejës Bernard Ndreca. Partia Demokratike dega Shkodër dënon këtë akt të rëndë kriminal i cili vjen drejtëpërdrejtë si një kërcënim i hapur në prag të nisjes së fushatës zgjedhore të 14 Majit. Fatmirësisht kjo ngjarje u mbyll vetëm me dëme materiale, pasi mund të kishte qënë më e rëndë duke patur parasysh faktin që Bernardi ndodhej brenda automjetit.
PD i bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese të zbardhin sa më parë këtë ngjarje dhe të vënë para përgjegjësisë autorët. Jo vetëm ekzekutorët e këtij akti por edhe porositësit e tij, ata që duan të mbjellin frikë, panik e terror për të intimiduar demokratët dhe qytetarët e kësaj bashkie. Beteja që kemi nisur nuk do të ndalet nga asnjë skemë kriminale, prandaj qytetarët shqiptarë do ta rrëzojnë me votë në 14 Maj bandën e rilindjes që drejton sot Shqipërinë. Demokratët janë kanë dalë edhe në kohë të vështira dhe përballë cdo regjimi do të shkojmë të vendosur për të mos bërë hapa pas në atë që është e shenjtë, liria dhe demokracia.