Një sasi tritoli është vendosur në mjetin e një polici në Shkodër. Ngjarja ka ndoodhur në orët e para të mëngjesit. Sasia e tritolit që ka shpërthyer është vendosur në mjetin e policit Agim Bushgjoka.

Ai kishte të parkuar mjetin poshtë banesës kur ka ndodhur shpërthimi. Sipas policisë nuk ka dëmtime në njerëz por vetëm deme materiale në mjetin e policit Bushgjoka. Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

Menjëherë ka mbërritur policia e Shkodrës për të bërë hetimey. Nga veprimet e para dhe dëshmia e policit Bushgjoka nuk ka asnjë pistë. Polici ka deklaruar se nuk ka konflikte me kend.

Në vendin ku ndodhej mjeti nuk ka kamera sigurie ndersa nuk ka patur as lëvizje të njerëzve duke e bërë më të vështirë identifikimin e autorëve.

Agim Bushgjika është polici në zonën e Bardhaj dhe Grudës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër.

Sipas burimeve shkak për këtë ngjarje mund të jetë pozicioni i punës i Bushgjokës si polic në drejtorinë vendore të Shkodrës.

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN LEZHË-MILOT, HUMB JETËN KËMBËSORJA
Artikulli tjetërSHIFRAT/RRETH 157 MIJË SHQIPTARË KANË KËRKUAR AZIL NË BE NGA VITI 2013, RENDITEN PAS SHTETEVE TË LUFTËS