Policia e Shkodres ka arrestuar dy vellezer. Pas hetimeve intensive të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër,

në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër është dokumentuar me prova ligjore, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit: K.P, 22 vjeç, dhe P. P, 24 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Njësia Administrative Bushat, Vua Dejës, (vellezër).

Arrestimi i vëllezërve Palushaj u bë pasi në fshatin Paçram, Bushat, Vau Dejës, rreth orës 01.40 dyshohet se kanë hedhur në oborrin e banesës së shtetasit P.P 58 vjeç, një sasi lënde shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar automjeti tip Benz të shtetasit P. P. Dyshohet se dy vëllezërit e kanë hedhur lëndën shpërthyese në shenjë hakmarrje si pasojë e një konflikti për motive të dobëta të ndodhur disa kohë më parë me shtetasin P.P

. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” , “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit , e kryer në bashkëpunim” , parashikuar nga nenet 152, 278 e 25 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakShifra rekord/ Në 2017 Guardi di Finanza sekuestroi 36 tonë drogë nga brigjet shqiptare
Artikulli tjetërI vodhën para dhe ‘Rolex’ biznesmenit, arrestohet një prej hajdutëve, 2 në kërkim