Një sasi lëndë plasese ka shpërthyer në deren e shtëpisë së një polici në fshatin Manati të Lezhës, nga e cila fatmiresisht nuk ka pasur përsona të lënduar por vetem dëme materiale.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit të së shtunes dhe objekt i sulmit ishte banesa e punonjësit të policisë Zef Kola.Lënda plasese e cila mendohet të jetë e llojit tritol u vendos në porten e rrethimit të shtëpisë e cila ndodhet në anë të rruges nacionale Lezhë-Milot.

Në momentin e ngjarjes anetaret e familjes Kola kanë qenë në gjumë dhe sapo kanë dësgjuar shpërthimin i cili ishte i fuqishem kanë dalë nga banesa, duke njoftuar policinë.Këta të fundit mbërriten menjëherë në vendin e ngjarjes, duke nisur hetimet në lidhje me rastin.Gjithashtu specialistet e Njesisë Antieksploziv të ardhur nga Tirana pritet të përcaktojnë llojin dhe sasinë e lëndes shpërthyese.

Ndërkohë grupi hetimor pritet të analizoje kamerat e sigurisë se banesave dhe bizneseve përgjatë rrugës Lezhë-Milot për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes, ndërsa pista kryesore e hetimit është përqëdruar tek detyra e 50-vjeçarit Zef Kola i cili prej vitësh është pjesë e strukturave të policisë së shtetit.

 

Artikulli paraprakPRESIONI I BE: SERBIA DUHET TË ASHPËRSOJË RREGULLAT PËR VIZA
Artikulli tjetërPËRPLASI PËR VDEKJE ISH-KUNATIN NË LEZHË, PROKURORIA KËRKON 35 VITE BURG PËR 32-VJEÇARIN