Një sasi tritoli është vendosur në mjetin e një polici në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Sasia e tritolit që ka shpërthyer është vendosur në mjetin e policit Agim Bushgjoka.

Ai kishte të parkuar mjetin poshtë banesës kur ka ndodhur shpërthimi. Sipas policisë nuk ka dëmtime në njerëz por vetëm deme materiale në mjetin e policit Bushgjoka. Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

Menjëherë ka mbërritur policia e Shkodrës për të bërë hetimet dhe nga veprimet e para dhe dëshmia e policit Bushgjoka nuk ka asnjë pistë dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte me kend.

Në vendin ku ndodhej mjeti nuk ka kamera sigurie ndersa nuk ka patur as lëvizje të njerëzve duke e bërë më të vështirë identifikimin e autorëve.

Agim Bushgjika është polici në zonën e Bardhaj dhe Grudës në njësinë Rrethina të bashkisë Shkodër.

Sipas burimeve shkak për këtë ngjarje mund të jetë pozicioni i punës i Bushgjokës si polic në drejtorinë vendore të Shkodrës.

 

Artikulli paraprakLEZHË, MAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE KËMBËSOREN
Artikulli tjetërBLERAN, FSHATI QË PO THAHET!