Shpërthim në minierën e Kalimashit në Kukës. Policia deklaron zyrtarisht se i është vendosur eksploziv dhe është dëmtuar shtylla.
Në njoftimin e policisë thuhet se “Më datë 23.09.2018, ora 23:20, në Kalimash, në vendin e quajtur ‘Boka e Kalimashit’, në një shtyllë elektrike të tensionit 10,000 kë,
që furnizon me energji elektrike ish-fabrikën e Kromit “IMI”, dyshohet se kanë vendosur lëndë eksplozive, për pasojë është dëmtuar shtylla”.
Për shkak të errësirës policia i ka kryer veprimet në orët e para të mëngjesit.