Lëndë shpërthyes në një varkë në qytetin e Pogradecit çka ka sjellë shpërthimin dhe dëmtimin pothuajse total të varkës. Nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz vetëm dëme mateirlae. Varka ishte pronë e Renato Kadillit dhe ishte e vendosur në anë të rrugës.
Nderkohe Policia e Pogradecit ne nje informacion paraprak thote se sot, më datë 10.01.2018, rreth orës 07:00, kemi marrë njoftim se në Volorekë, në një varkë në anë të rrugës, pronë e shtetasit R.K, është vendosur lëndë shpërthyese. Nga të dhënat e para rezulton se si pasojë e shpërthimit, ka vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar varka e peshkimit. Në vendngjarje pritet që ekspertët të kryejnë veprimet proceduriale për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Varka është shkatërruar, por dëme ka pësuar edhe mjeti i pronarit të saj, një Benz me targa AA 060 RJ. Eksplozivi shpërtheu mëngjesin e sotshëm rreth orës 7:00.