KRUJË, FUSHË KRUJË DHE KAMËZ, TREKËNDËSHI I EKSPLOZIVIT. Tre shpërthime eksplozivi janë shënuar në harkun kohor të 12 orëve në Krujë, Fushë Krujë e Kamëz mes 12- 13 Nëntorit 2014.
Për të treja shpërthimet është përdorur tritol, ndërkohë që nuk ka asnjë të ndaluar.Ndërkaq mëngjesin e sotëm, një sasi eksplozivi e vendosur në hyrje të një lokali në Tapizë ka shpërthyer, por fatmirësisht duke dëmtuar vetëm derën e lokalit.Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50 te se enjtes.Ky është shpërthimi i tretë me eksploziv që ndodh gjatë 12 orëve të fundit.Dy shpërthime të ngjashme ndodhën në Kamëz dhe Fushë Krujë, në orët e mbrëmjes së të mërkurës.Shpërthimi në magazinën e miellit në Kamëz është I dyti në harkun kohor të dy javëve, dhe paraprakisht shkak dyshohet konkurrenca në këtë sektor.Sipas policisë në ndërtesë është vendosur rreth 500 gram tritol.Nga shpërthimi i lëndës eksplozive ndërtesa ka pësuar dëmtime të shumta materiale, por asnjë person të lënduar. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes.Një dorë të fortë në këtë drejtim pritet të japin kamerat e sigurisë së biznesit, të cilat janë vendosur pas shpërthimit të parë.Shpërthimi në Kamëz ndodhi rreth orës 21:30 e njëkohësisht, në këtë orë, një tjetër lëndë eksplozive ka shpërthyer, në zyrën e OSHEE në Fushë Krujë. Edhe nga ky shpërthim ka pasur vetëm dëme materiale.Dyshohet që zyra e OSHEE është bërë shënjestër e tritolit, pas aksionit të ndërmarrë së fundmi në mbarë vendin për prerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike, si edhe për arrestimin e debitorëve nga radhët e biznesit dhe familjarë.Vetëm 6 ditë më parë, prokuroria e Krujës zbuloi skandalin e zhdukjes së mbi 12 mijë kallëpë tritoli 200 gramësh me vlerë rreth 200 milionë lekë të reja nga magazina ushtarake në Nuaj të Krujës, për të cilën u arrestua Adem Hasani, me gradë tetar, me funksion përgjegjës i magazinat e armatimit.Dyshohet se është e njëjti eksploziv i vjedhuar ai që është përdorur për një sërë shpërthimesh edhe në guroret e Krujës vitet e fundit.