Deputetët e PD që janë në Komisionin e Sigurisë zhvilluan një takim në banesën e Bernard Ndrecës, kreu i PD në Vau Dejës të cilit iu vendos një sasi tritoli në automjet. Deputeti demokrat Flamur Noka tha se përgjegjës i kësaj ngjarje të rëndë është kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë deputeti tjetër i PD Ervin Salianji deklaroi se kjo ngjarje duhet të zbardhet me çdo kusht dhe se kjo çështje do të jetë në fokus të Komisionit Parlamentar të Sigurisë.

Deputetët e PD i shprehën mbështetjen e plotë familjes Ndreca. Rreth orës 6:30 të mëngjesit të 11 prillit një sasi tritoli shpërtheu në automjetin e kreut të PD Vau Dejës Berndard Ndrecës sapo ky i fundit kishte ndezur makinën por pati vetëm dëme materiale.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR NJOFTON SE DJE ËSHTË KRYER SHËRBIMI I PASTRIMIT NË ZONËN TURISTIKE TË THETHIT
Artikulli tjetërDEPUTETI ANGLEZ: BERISHA NON GRATA, S’KA ASNJË FAKT