Ngjarja e rëndë e regjistruar paraditen e se shtunes ne Shkodër ka sjellë në ambjentet e policisë, Drejtorin e Pergjithshem te komanduar te Policise se Shtetit Rebani Jaupi. Ai ka mberritur rreth orës 16:30 në Policine e Shkodrës ku është takuar me Drejtorin e Policise se Shkodres Gjovalin Loka, dhe Prokurrorin e rrethit Shkoder Anton Martini. Per rreth 1 ore, drejtuesit e policise dhe te prokurorise kane diskutuar se bashku ne ambjentet e policise se Shkodres, ne lidhje me atentatin por edhe pistat e mundshme te hetimit, per zbardhjen e kesaj ngjarje te rende.

Nderkohe qe ne policine e Shkodres ka mberritur edhe automjeti tip Toyota e cila ishte ne qender te atentatit, me eksploziv.

Nga hetimet e deri tanishme mesohet se shperthimi ka qene i telekomanduar, nderkohe qe ende nuk ka nje piste konkrete per hetimet, nderkohe qe ne ambjentet e polciise se shkodres jane shoqeruar 9 persona ne lidhje me ngjarjen e rende qe tronditi Shkodren.

Artikulli paraprakAKUZAT E RAMËS NDAJ LSI, KRYEMADHI: DO TË NA FRIKËSOJË ME SHANTAZHE
Artikulli tjetërSULMUESI KOSOVAR, SHKËLQIM DHE GOL NË CHAMPIONSHIP