Nga Seksioni për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve, u arrestuan në flagrancë 2 (dy) shtetas gjeneralitetet e të cilëve për arsye hetimi nuk jepen, për vepën penale, “Shkatërrimit të pronës me eksploziv kryer në bashkëpunim”.

Më datë 25.05.201, në fshatin Gjegjan Pukë, në HEC-in privat të shtetasit me iniciale S.L, është vendosur lëndë eksplozive, ku si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale të cilat janë të konsiderueshme. HEC-i që nga data 01.05.2016 nuk ka qënë në gjëndje pune. Në vëndin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale objekte dhe sende të ndryshme të cilat do t’iu nënshtrohen ekzaminimeve përkatëse. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti me banorë të zonës për shkak të shfrytëzimit të “UJIT” i cili shërben për vënien në punë të HEC-it, por edhe për nevoja të ujitjes së tokave bujqësore nga banorët e zonës. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale të parashikuara nga nenet: 152/2, 25 të Kodit Penal. Nga shërbimet e policisë u kryen disa kontrrolle banesash dhe u shoqëruan 16 (gjashtëmbëdhjetë) persona. Në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u ushtrua kontrroll në banesën e shtetasit me iniciale, N.D ,41 vjeç, banues në fshatin Gjegjan Pukë, të cilit ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës material, 30 (tridhjetë) gram e dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sativa Ky shtetas u arrestua në kushtet e flagrancës dhe materialet i kaluan Prokurorisë Pukë për veprën penale, “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Artikulli paraprakUJËSJELLËS-KANALIZIME, VIJON INVESTIMET NË RRJET
Artikulli tjetërPD MALËSI E MADHE, NIS RIORGANIZIMIN E SAJ