Grupi antieksploziv mbërriti nga Tirana për të parë se çfarë ishte lënda plasëse e vendosur në mjetin e inspektorit të tatimeve Nehat Zaganjori. Pas ekspertizës rezultoi se ishte një sasi tritoli prej rreth 20-30 gram.

Kjo sasi tritoli rezultoi se ishte me magnet. Sipas burimeve ka qenë e ngjitur tek targa e makinës në pjesën mbrapa teksa mjeti i inspektorit ndodhej i parkuar para një lokali në afërsi të banesës së tij. Patrulla e policisë i ka vendosur një gjobë mjetit në fjalë pasi kishte parkuar në kundërvajtje.

Një i njohur i inspektorit ka dalë për të parë gjobën kur ka konstatuar në mjet lëndën plasëse. Menjëherë ka njoftuar shtetasin Nehat Zaganjori duke qenë se e njihte.

Ky i fundit bashkë me shokët e tij e kanë goditur me këmbë lëndën plasëse duke e hedhur në tokë ndërsa nuk ka shpërthyer në asnjë moment.

Më pas është njoftuar policia dhe është pritur ardhja e grupit antieksploziv nga Tirana. Fillimisht nga forma e saj dhe duke qenë se ishte e mbështjellë me një letër dukej si një granatë por rezultoi se ishte një sasi tritoli prej rreth 20-30 gram.

Makina nuk kishte më shumë se 45 minuta e parkuar në vendin e quajtur Ura Dervishbeg ndërsa tritoli është vënë re në një orë kur ka lëvizje të atë zonë, rreth orës 19:30.

Shtetasi Nehat Zaganjori ka deklaruar se nuk ka konflikte me kend dhe se e vetmja arsye e vendosjes së tritolit në mjetin e tij mund të jetë për shkak të detyrës si inspektor tatimesh në Shkodër.

Shpesh herë grupet e tatimorëve vendosin gjobë në subjekte të ndryshme dhe kjo ngjarje sipas inspektorit mund të jetë një sinjal ndaj tij. Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin, gjetjen dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakHAKER QË 12 VJEÇ, ARRESTOHET I RIU. ZBULOHEN TË DHËNA SHOKUESE
Artikulli tjetërPRAGNDESHJA VLLAZNIA-VORA, TRAJNERI I VLLAZNISE: DO JAPIM MAKSIMUMIN