Tritoli i regjistruar mbremjen e së martës në Shkodër ka venë në levizje policinë e Shkodrës. Tetë personat e shoqëruar në policinë e Shkodrës menjehere pas shpërthimit të ndodhur në lagjen Salo Halili, janë liruar dhe nuk kanë deklaruar asnjë të dhënë plotësuese për blutë e Shkodrës.
Megjithatë, burime pranë grupit hetimore të policisë së Shkodrës bejnë me dije se është sekuestruar një kamer sigurie në afërsi të banesës së shtetasit Sadetin Kiri, pronarit të godinës së cilës i është vendosur një sasi e vogël tritoli. Nga ana tjetër, blute e Shkodrës kanë marrë në pyetje, edhe familjarët për dyshimet të mundshme në lidhje me konflikte të hapura mes tyre. Megjithate ajo cfarë zbulohet janë borxhet e vjetra që shtetasi Fatjon Kiri i ka pasur personave të tjerë, ku nga sa raportohet ka pasur borxhe ndaj katër personave.
Gjithsesi blute e Shkodrës kanë përqëndruar në pamjet filmike të sekuestruara të cilat mund të identifikojnë autorët e shpërthimit me tritol në Shkodër.