Kombëtarja shqiptare e futbollit arriti të mposhtë skuadrën e Luksemburgut në një ndeshje miqësore.

Pjesa e parë pati shumë raste por rezultati mbeti i paprekur në 0-0, ndërkohë që portieri i Luksemburgut u ndëshkua me karton të kuq. Kuqezinjtë kanë kaluar në avantazh në pjesën e dytë në minutën e 63-të duke shënuar me autor Armando Sadikun. Më pas ata arrijnë të dyfishojnë rezultatin duke shënuar me Sokol Cikalleshin në minutën e 75-të. FORMACIONET ZYRTARE: Luksemburg: Joubert, Chanot, Deigado, Philips, Gerson, Alyes Da Mota, Bensi, Malget, Jans, Devilie, Joachim. Shqipëria (4-5-1): Berisha, Ajeti, Aliji, Gjimshiti, Veseli, Kukeli, Basha, Memushaj, Gashi, Shala, Cikalleshi

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakLORIK CANA DREJT LARGIMIT NGA KOMBËTARJA
Artikulli tjetërPËRPLASJA E AVIONIT NË KEBEK, VDES ISH – MINISTRI I TRANSPORTEVE KANADEZ