Ekipi i Besëlidhjes U 20 në Volejboll për vajza ka triumfuar me rezultatin 3-0 në ndeshjen e luajtur përballe Elbasanit në pallatin e sportit “Ariana Arapi” në Rrëshen. Në të trija setet Besëlidhja ishte lartësinë e duhur, ndërsa kjo është ndeshja e dytë radhazi që triumfojnë për fazen e dytë të kampionatit Kombëtar të Volejbollit 2022-2023.Trajneret e Ekipit të Besëlidhjes në Volejboll për vajza Rita Hasku dhe Gentiana Nicaj shprehen të kanaqura për rezultatet e arritura nga ekipi që ata drejtojnë.

Ekipi lezhjan i Besëlidhjes në Volejboll është krijuar 6 vite më parë, duke patur mjaft sukses kjo dhe falë mbështetjes së Bashkisë Lezhë.Problem për Lezhën mbetet mungesa e një pallati sporti, i cili është mjaft i domosdoshem.

 

Artikulli paraprakAKSIDENT NË AKSIN MILOT-THUMANË, PLAGOSEN 6 PERSONA
Artikulli tjetërSTAR SPORT – 27.02.2023