Dinamo triumfoi 2-3 ndaj Vllaznisë, duke dhuruar spektakël të vërtetë. Në Shkodër, të besuarit e Ilir Dajës shkuan në dhomat e zhveshjes me epërsi të dyfishtë, pas golave të Zabërgjës dhe Nanit.

Në pjesën e dytë, mysafirët thelluan shifrat, me Nanin që kompletoi dopietën. Ekipi i Brdaric u fut në lojë në minutat e fundit me golat e Çobës dhe Spahisë, pa mundur dot t’i ndryshojë fatin takimit.

Dinamo është në vendin e dytë me 27 pikë, ndërsa Vllaznia është në vendin e katërt me dy pikë më pak.

Artikulli paraprakKËRKESAT PËR AZIL NË EUROPË, SHTETASIT NGA SHQIPËRIA DHE KOSOVA KRYESOJNË RENDITJEN
Artikulli tjetërKOSOVA KËRKON NGA ALEATËT PERËNDIMORË TA MBAJNË SERBINË PËRGJEGJËSE PËR SULMIN NË KANALIN E UJËSJELLËSIT