Volejbollistet e reja të Vllaznisë kanë hedhur hapin e parë drejt finales së kampionatit. Ato kanë fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale, atë ndaj Teutës të luajtur pasditen e së enjtes në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me rezultatin 3-0.

Takimi ka patur në fakt rivalitet dhe sidomos seti i parë ka dhuruar shumë emocione. Në fund ka qenë ekipi shkodran që e ka fituar atë me shifrat 28-26.

Ndërsa dy setet e tjera janë fituar disi më lehtë nga vajzat e drejtuara nga trajnerja Ana Gjelaj, përkatësisht me shifrat 25-19 dhe 25-18. Në këtë mënyrë ky ekip tashmë duket një hap larg finales.

Ndeshja e dytë do të luhet ditën e dielë në Durrës dhe padyshim që objektivi do të jetë fitorja edhe atje në mënyrë që të mos i lihet vend ndonjë dyshimi për kalimin në finale.

Me këtë fitore Vllaznia në volejboll për femra shkon në 14 numri i ndeshjeve të fituara në po aq të luajtura shifra vërtetë të frikshme për një ekip që padiskutim është pretendenti kryesor për fitimin e titullit kampion.

 

Artikulli paraprakRRUGA E “MALLKUAR” E VILUNIT
Artikulli tjetërHAPET KURSI PËR VROJTUESIT E PLAZHIT