Dimri duket se ka trokitur në Dardhë të Korçës. Flokët e dëborës vijojnë të bien për më shumë se dy orë, ndërsa Dardha duket se do ta marrë tani ‘petkun’ turistik të stinës së dimrit. Këto janë reshjet e para të dëborës në qarkun e Korçës.

Kujtojmë se fshati turistik i Dardhës njihet për vizitueshmërinë nga turistët në këtë stinë, pasi bardhësi e dëborës është një ftesë për të apasionuarit e stinës së dimrit.

Në një lidhje telefonike, meteorologia, Lajda Porja theksoi se fundi i muajt nëntor do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, ndërsa më pas temperaturat do të jenë më të ngrohta dhe të shoqëruara me reshje.

“Reshjet do të jenë të fokusuara në jug dhe juglindjes dhe kjo do të shoqërohet me reshje dëbore.

Nga dita e hënë do të këtë reshje të dëborës, edhe në pjesën verilindore të vendit.

Nëntori do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm. Pastaj do të kemi mot të ngrohtë dhe të lagësht”, tha meteorologia, Lajda Porja

Artikulli paraprak‘KUR SUNDUESIT GRINDEN’, SHKRIMTARI ISMAIL KADARE PREZANTON NË PANAIRIN E LIBRIT BOTIMIN E FUNDIT
Artikulli tjetërA DO TA DEKRETOJË LLESHIN? META: KEMI KOHË DERI NË DARKË