NË LARTËSITË MBI 800 METËR, JANË REGJISTRUAR RESHJET E PARA TË DËBORËS.Gjate nates se kaluar dhe mengjesin e sotem, reshje te medha debore kane rene ne veri, Reshjet e debores kane perfshire te gjithe qarkun e Shkodres.

Qe prej pasdites te se premtes reshjet e debores kane perfshire te gjithe zonat ne lartesine mbi 800 meter lartesi duke shenuar deboren e pare ne Shkoder per vitin 2014. te gjitha zonat malore jane perfshire nga debora ku jane shenuar dhe problemet e para si pasoje e tyre. Burime prane prefektures se Shkodres bejne me dije se  Ne qarkun e Shkodres zona me e goditur nga debora eshte malesia e Dukagjinit. Raportohet se ne zonen e quajtur Qafa e Bordolecit, trashesia e debores eshte mbi 20 cm, ne Qafa e Tfores debora ka aritur 15 cm. Ketu kalon edhe rruga qe lidh Shkodren me Thethin.. Raportohen probleme edhe ne zonen e Pukes, komunat Fierze dhe ne Fushe Arrez per shkak te trashesise se debores. Ne kete menyre tashme duket qarte se Debora ka nisur te krijoje problemet e para ne kete fund viti, duke na rikujtuar edhe njehere problemet te cilat u regjistruan gjate viteve te kaluara nga Debora ku nje pjese e mire e komunave ne veri te vendit kane qene te bllokuara nga trashesia e debores e cila ne vende te caktuara I kalonte 2 meter. Megjithate burime prane prefektures se Shkodres, bejne me dije se  shtabi I emergjencave civile, po mban kontakt te vazhdueshem me te gjithe drejtuesit e njesive vendore ne zonat malore per monitorimin e situates, por nga ana tjeter I kerkohet kujdes te gjithe drejtuesve te mjeteve pasi si pasoje e ngricave mund te kete veshtiresi ne rruge

Artikulli paraprakMINISTRI I SHËNDETËSISË, VIZITON TË PLAGOSURIT
Artikulli tjetërDËBORA, PËRFSHIN VERIUN E VENDIT