“Trokitje kujtimesh” është ekspozita që ka hapur Rozafa Shpuza. Tashmë jo vetëm si shkrimtare, Shpuza promovohet edhe si një fotografe profesioniste.
Ekspozita e saj erdhi me 31 fotografi artistike të dyerve shkodrane që mbartn nostalgji ngjyrash e trokitje të mbetura ndër kujtime.Vetë autorja e ekspozitës falenderoi pjesëmarrësit.“Trokitje kujtimesh” është ekspozita e parë personale e Rozafa Shpuzës e cila mund të pasohet edhe me të tjera në të ardhmen.