Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amerikë ku të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë nga një sulm me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes pranë një kampusi të Universitetit Shtetëror të Alabama-s.

Një zëdhënës policie . Jarrett William tha se një prej viktimave u deklarua i vdekur në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq në një spital. Të dy ishin qëlluar me armë zjarri, njësoj si edhe tre personat e plagosur.

Hetuesit nuk dhanë menjëherë detaje rreth asaj që shkaktoi të shtënat ose nëse ka ndonjë të dyshuar.

Artikulli paraprakOKB: NDRYSHIMET KLIMATIKE DO T’I JAPIN BOTËS NJË GODITJE TË FORTË
Artikulli tjetër“BABAGJYSHI” I VERËS, SHPËRNDAU TELEVIZORË TË VJETËR TEK 50 SHTËPI DHE ASKUSH SE DI PSE