Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së enjtes (12 tetor) qytetin e Athinës në Greqi, ku persona të maskuar kanë ekzekutuar në mënyrë mafioze avokatin Michalis Zafeiropulos.
Mediat greke raportojnë se Avokati Michalis Zafeiropulos u vra në zyrën e tij në Athinën qendrore. Sipas autoriteteve, dy persona të armatosur hynë në ndërtesën në Rrugën “Asklipiou” dhe qëlluan Zafeiropulos në kokë dhe gjoks, raporton Ekathimierini.
Sipas raportimeve të para, një bashkëpunëtor i avokatit 52-vjeçar, i cili ishte në zyrë në atë kohë, u mbyll në një dhomë nga sulmuesit. Autorët kishin hyrë në zyrën e avokatit duke u prezantuar si klientë. Mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e dyqaneve dhe kontrollit të trafikut në zonë.
Zafeiropoulos ishte një avokat i njohur penal dhe djali i ish deputetit të Demokracisë së Re Nondas Zafeiropoulos. Vrasja e tij nxiti një reagim nga partitë politike të Greqisë. “Unë shpreh urrejtjen time për vrasjen me gjakftohtësi të Michalis Zafeiropoulos”, tha në tëitter kreu i Demokracisë së Re Kyriakos Mitsotakis. “Ai ishte Një avokat i mirë, anëtar i dalluar ND dhe një mik shumë i mirë”.