Një lajm aspak pozitiv që është duke qarkulluar në mediat italiane ka tronditur Serinë A. Dy klube rrezikojnë përjashtimin nga elita e futbollit italian.

Sipas agjencisë së lajmeve Ansa, dy klubet që mund të përjashtohen janë Kievo dhe Parma.

Kievo akuzohet për vlerësime fiktive në bilanc, ndërsa Parma për tentativë manipulimi të ndeshjes.

Prokuroria e Federatës Italiane ka bërë gati kërkesën për dënime të rënda dhe Palermo dhe Krotone janë 2 klubet që përfitojnë në rast se Kievo dhe Parma përjashtohet. Mësohet se proçesi do të mbahet nesër.

Artikulli paraprakAKADEMI PËR PROJEKTIN “100 FSHATRAT”, RAMA: EMIGRANTËT TË INVESTOJNË NË VENDLINDJE
Artikulli tjetërDITA E CRISTIANOS, PORTUGEZI PREZANTOHET SOT TE JUVENTUSI