Tronditet Gjirokastra, tërmet me magnitudë 4 ballë
Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka rënë pasditen e sotme në Gjirokastër. Lëkundjet e tërmetit u regjistruan në orën 18: 47 minuta. Epiqendra e tërmetit është 8 km nga qyteti i Gjirokastrës, me një thellësi 2 kilometra, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në zonat përreth. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dëme materiale.