Një tërmet me magnitudë 6.4 ballësh ka goditur bregun perëndimor të ishullit japonez, Shikoku.

Pas goditjes nuk ka pasur një raportim për të lënduar apo viktima, ndërsa nuk pritet të ketë as një goditje nga cunami pavarësisht se epiqendra ishte pranë detit.

Duke goditur në një thellësi prej 50 kilometrash, epiqendra ishte në kanalin Bungo, një vijë që ndan ishujt Kyushu dhe Shikoku. Tronditja sizmike u ndje në një zonë të gjerë të Japonisë perëndimore.

Artikulli paraprakNGA AFRIKA NË AZI/ SHQIPËRIA ZGJERON SHTRIRJEN E PËRFAQËSIMIT DIPLOMATIK
Artikulli tjetërNUK IU BASHKUAN PADISË NDAJ OLTA XHAÇKËS, BARDHI SHKARKON ORJOLA PAMPURIN DHE ARBI AGALLIUN