Një grua 35-vjeçare mësohet se ka humbur jetën gjatë lindjes.
Ngjarja ka ndodhur në maternitetin e Vlorës, ndërsa Prokuroria lokale ka nisur hetimet lidhur me këtë rast. Sipas informacioneve spitalore gruaja ka ndërruar jetë nga një komplikacion që ka pasur gjatë lindjes, të quajtur tramoline.
Ndërkohë mësohet se fëmija i lindur është në gjendje të mirë shëndetësore. Prokuroria e rrethit ka nisur hetimet dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së gruas 35-vjeçare.