Rreth orës 18.30 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Mat ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit Burrel ka një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se: Shtetasi B.M, rreth 56 vjeç, në momentin që ka shkuar në garazh për të marrë automjetin e tij është qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri nga një shtetas ende i paidentifikuar.
Si pasojë e të shtënave shtetasi B.M, ka mbetur i plagosur i cili është transportuar menjëherë në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje dy gëzhoja të qitura nga një armë zjarri pistoletë e tipit “Zastava”. Në hyrje dhe në dalje të qytetit Burrel janë ngritur pika kontrolli.
Po vijon krehja e zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.