Pronari i pike karburanti është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:32 me armë zjarri. Viktima është Guxim Gjuriqi 47 vjeç.
Ai është vrarë pranë pikës së karburantit të tij në lagjen “Partizani”. Ende nuk dihen motivet, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes që e konsideron të paqartë, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, Kukës dhe dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Viktima në komunitet njihej si njeri i qetë pa konflikte dhe probleme, përveç karburantit kishte edhe një restorant në pronësi.