Tropojë, zjarri u shkatërroi shtëpinë, 3 familje të pastreha

Tre familje në Tropojë kanë mbetur të pastreha për shkak të një zjarri që shkatërroi tërësisht banesën e tyre. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në një zonë të largët në Dragobi, kur për shkak të një shkëndije elektrike e gjithë ndërtesa me gjithçka kishte brenda mori flakë. Zjarri ra në mesditë dhe 9 anëtarët e tre familjeve që jetonin aty mundën të dilnin shpejt, ndërsa një pjesë nuk ndodheshin brenda. Por dëmet materiale janë shumë të mëdha. Në shtëpinë e Niman Ismalaj jetonin edhe familjet e dy djemve të tij. Tani shtëpia është shkatërruar tërësisht dhe është bërë e pabanueshme. Banorët thone se këto dy ditë kanë qëndruar tek të afërmit. Sot pranë tyre kanë shkuar përfaqësues të bashkisë dhe emergjencave civile, por zgjidhja e problemit që kanë këto tre familje duket se nuk është e shpejtë.

Artikulli paraprakZHDUKET PA ASNJË GJURMË TABLOJA MBI 200-VJEÇARE E SKËNDERBEUT
Artikulli tjetërMASHTROHET E RRËMBEHET KËNGËTARI ARRESTOHEN 2 PRONARË LOKALI