Shtatë familje në fshatin Troshan të Njesisë Administrative të Blinishtit në Lezhë rrezikojnë izolimin, përshkak të shembjes së rruges.Erozioni i krijuar nga përroi i cili kalon përmes fshatit ka ngushtuar rrugen dhe kalimi aty është mjaft i frikshem dhe i rrezikshem.
Kjo situatë e cila ka agravuar vijon prej 7 vitesh dhe asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje problematikes së krijuar thonë banoret.
Shqetësim në këtë fshat është edhe mungesa e një ura me standarte, pasi ajo e ndërtuar nga vetë banoret nuk ka aspak siguri për të kaluar me automjete.
Përroi që kalon përmes fshatit Troshan në kohë me shi ka prurje të shumta dhe bëhet i rrëmbyeshem, ndaj dhe rehabilitimi i tij shihet si domosdoshmeri.