Teksa na ndajnë me pak se 2 javë nga nisja e vitit të ri shkollor, ka nisur prej pak ditësh shpërndarja e librave për vitin shkollor 2015-2016 ne shkollat e qytetit te shkodres . Shkolla “ndoc Mazi” eshte nder te parat ku tekstet kane filluar te vine ndersa procesi po ecen normalisht.
Kete e konfirmon nen drejtorja e ketij institucioni Aida Troshani e cila shprehet nenvizon se librat e klasave të para dhe ata të gjashta të cilët këtë vit për herë të parë te cilet do të mësojnë me tekste të reja nuk kane ardhur akoma.Troshani shprehet se Te gjitha tekstet jane pershtatur ne baze te perzgjedhjes qe kane bere mesuesit ndersa abetarja nuk ka pesuar asnje ndryshim.Gjate nje inspektimi ne shkollen “Martin Camaj” dhe “Deshmoret e Prishtines” tekstet nuk kane mberritur dhe drejtuesit nuk kane nje informacion per daten e ardhjes se tyre.Ministria e Arsimit ka shpërndarë librat në libraritë kryesore të qyteteve si dhe pranë pikave të shpërndarjes të autorizuara po nga vetë ministria. Ashtu sikundër edhe ishte bërë me dije që më herët, të gjitha tekstet shkollore kanë kaluar në vëzhgimin e rreptë të specialistëve të ministrisë së arsimit, me qëllim arsimimin me tekste sa më cilësore të brezit të ri.