Bllokimi i trotuareve në shumë rrugë të qytetit të Shkodrës ka ndikuar drejtpërdrejt në vështirësinë e lëvizjes së nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Përmes një vëzhgimi të kameras së Star Plus duket qartë se qindra nxënës detyrohen të përdorin rrugën si vend për të ecur, pasi trotuaret janë zënë pjesërisht nga karriget e lokaleve, frutat dhe perimet që shiten në hapësira publike. Një situatë e tillë rrezikon qarkullimin e fëmijëve në qytet, por edhe rrit rrezikun e aksidenteve të mundshme. Bllokimi i trotuareve është një problematikë që vazhdon prej kohësh në qytetin e Shkodrës, ndërsa Bashkia akoma nuk ka një plan konkret për largimin e shitësve ambulantë apo individëve që përdorin pa të drejtë hapësirat publike. Pavarësisht se viti i ri shkollor ka filluar prej një jave, policia bashkiake akoma nuk ka marrë iniciativat e detyrueshme për ruajtjen e hapëirave publike në shërbim të qytetarëve të Shkodrës.

Artikulli paraprakRAMA: LIGJI I MIRATUAR NUK KA LIDHJE ME PLEHRAT
Artikulli tjetërNË KASTRATIN, E MBUSHUR NGA MBETJET INERTE DHE URBANE…!