Të tjera përplasje shënohen në San Diego në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mbështetësit e kandidatit Republican Donald Trump janë përleshur me protestues të cilët kundërshtojnë miliarderin.
Ngjarja ka ndodhur jashtë një teatri ndërsa Trump ishte duke mbajtur një fjalim. Në përleshje janë përfshirë edhe forcat e policisë të cilët kanë ndërhyrë duke përdorë spray dhe kanë arrestuar disa persona. Gjatë fjalës së tij kandidati Republikan ka sulmuar gjyqtarin i cili po merret me hetimet mbi Univestitetin Trump duke thënë se është meksikan dhe e urren. San Diego është një qytet i Kalifornisë pak km larg nga kufiri me Meksikën. Dhe pjesa më e madhe e protestuesve ishin Ispanik. Trump nuk ngurroi t’iu drejtohej protestuesve duke iu thënë:”Shihemi në nëntor edhe si president.”