Mijëra persona u mblodhën dje për Donald Trump, në tubimin e parë post-presidencial në Ohio.
“Ne do të rimarrim Dhomën dhe Senatin në 2022”, theksoi ish-Presidenti amerikan, Donald Trump.
Sipas ish-presidentit amerikan, administrata Biden është një katastrofë totale.
“Ajo po shkatërron vëndin tonë”, theksoi ai.
Trump u prit nga një grup me t-shirte dhe kapele të kuqe Maga (Make America Great Again) dhe pankarta “Save America”.
“Ne do ta marrim shumë shpejt Amerikën. Kriza më e madhe është ajo e kufijve, së bashku me atë që ndodhi në zgjedhjet e vitit 2020.
Trump theksoi se kur administrata e tij u largua nga Shtëpia e Bardhë, ai trashëgoi kufirin më të sigurt në histori, muri funksionoi.
“Unë nuk dua të shkatërroj demokracinë, po përpiqem të shpëtoj demokracinë amerikane”, theksoi ish-Presidenti amerikan duke akuzuar demokratët për përdorimin e COVID-19 për të “vjedhur zgjedhjet”.