Media amerikane njoftoi se dhëndëri i Presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, Jared Kushner, do të emërohet këshilltar i lartë i presidentit.

Zyrtarët me ekipin e tranzicionit të Presidentit Donald Trump, ia konfirmuan lajmin kanaleve televizive NBC dhe CNN. Kur e pyetën të hënën për një rol të mundshëm të Kushner në administratën e tij, presidenti i zgjedhur Trump tha: “Ne do të flasim për këtë të mërkurën.” Pikërisht, të mërkurën presidenti i zgjedhur pritet të mbajë një konferencë të shumëpritur shtypi, ku do të flasë për çështje të ndryshme, përfshirë çështje etike në lidhje me bizneset e tij. 35-vjeçari Jaret Kushner është martuar me vajzën e Trump, Ivanka.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA – NJË PARTNER I BESUESHËM DHE SOLID PËR AXHENDËN EURO-ATLANTIKE NË BALLKAN
Artikulli tjetër5 PLUMBA SHQIPTARIT NË SY TË VAJZËS NË GJERMANI