Donald Tramp është fituesi i republikanëve në zgjedhjet paraprake në Nevada.

Miliarderi amerikan arriti të marrë një rezultat të thellë me rreth 43.5 % të votave, duke kryesuar ndaj senatorëve Marco Rubio që mori rreth 24% dhe Ted Cruz 22%. Në fjalimin e tij të triupmfit, Tramp u zotua se do të ndërtojë murin në kufirin me Meksikën dhe do të mbajë hapur burgun e Guantanamos, duke kundërshtuar vendimin e së martës të presidentit Obama për mbylljen e tij. Kjo është fitorja e tretë në zgjedhjet para prake për Donald Tramp, pas atyre në Nju Hempshër dhe Karolinën e Jugut. 69-vjeçari humbi vetmë në parapraket e Ajouas, ku u mund nga Senatori nga Teksasi Ted Cruz.

Artikulli paraprakNDOU: DOSJET E INVALIDËVE “PING-PONG” I INSTITUCIONEVE
Artikulli tjetërMASA SIGURIE PËR NDOKË VECAJ