Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump

, nuk do ta vazhdoj hetimin e mëtejshëm ndaj Hillary Clintonit, lidhur me përdorimin e emailit privat, derisa ajo ishte sekretare amerikane e shtetit, ka thënë një këshilltare e lartë e tij. Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, zoti Trump ishte kërcënuar se do ta burgoste rivalen e saj demokrate, nëse ai zgjedhet president. Por, këshilltarja e Trumpit, Kellyanne Conway, i tha sot rrjetit MSNBC se ai do të tërhiqet nga përkushtimi i tij për emërimin e prokurorit special për të hetuar lidhur me aksionet e zonjës Clinton. Conway tha se ish-sekretarja e shtetit “ende duhet të ballafaqohet me faktin se shumica e amerikanëve nuk e konsideron atë të jetë e sinqert ose që mund t’i besohet”. “Nëse Donald Trump mund të ndihmoj në shërimin e plagëve të saj, kjo me gjasë është gjë e mirë”, tha Conway. Agjencia FNI ka zhvilluar hetime kundër zonjës Clinton, lidhur me përdorimin e serverit privat të emailave derisa ishte sekretare e shtetit dhe ka konkluduar se aksionet e saj ishin pakujdesi, por nuk kishte bazë për paraqitje të akuzave.

Artikulli paraprakFUSHATA ZGJEDHORE NË MAQEDONI
Artikulli tjetërVUÇIÇ TAKOHET SOT ME STOLTENBERG NË BRUKSEL