Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se i mirëpret përpjekjet e Kosovës për pajtim me Serbinë.

Ai i ka bërë këto komente në një letër drejtuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Në letrën e tij Trump thekson gjithashtu se është i gatshëm të presë në një takim në Shtëpinë e Bardhë dy presidentët Hashim Thaçin dhe Aleksandar Vuçiç.

Dështimi për të kapitalizuar këtë mundësi unike do të ishte ngecje tragjike, sepse një mundësi tjetër për paqe gjithpërfshirëse nuk ka gjasa të ndodhë shpejt.

Ju bëj thirrje juve dhe liderëve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flasin me një zë të unifikuar gjatë bisedimeve për paqe dhe të përmbahen nga veprimet që do ta bënin të vështirë arritjen e një marrëveshjeje.

Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike.

Gjithashtu Trump ka theksuar se SHBA-ja ka investuar shumë në suksesin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. “Ne duam që vendi juaj të ketë sukese”, ka thënë Trump.

“Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë përpjekjet e juaja për të arritur një marrëveshje, e cila balancon interesat edhe të Kosovës edhe të Serbisë”, është shprehur ai.

Artikulli paraprakGJYQTARI KËRCËNONTE ME SMS. ONM DJEG KRYEGJYQTARIN E PUKËS
Artikulli tjetërPROTESTA E STUDENTËVE, DELEGACIONI I BE: KOHA PËR DIALOG QË KËRKESAT TË MARRIN ZGJIDHJE