Rachel Maddow e MSNBC, ka treguar se ka zbuluar deklaratën tatimore të Trump, nga viti 2005.

Në emisionin e saj, Maddow tha se deklarata tatimore e vitit 2005 u gjet prej gazetarit fitues të Pulitzer Prize, David Cay Johnston. Ajo zbuloi gjithashtu se, referuar deklaratave tatimore, presidenti amerikan ka paguar vetëm 38 milionë dollarë taksa, nga 150 milionë që kishte deklaruar se kishte paguar. Shtëpia e Bardhë reagoi e zemëruar, pasi sipas tyre, publikimi i deklaratave tatimore është i paligjshëm. “Ju jeni të dëshpëruar për vlerësime, përderisa shkelni ligjin për të nxitur një histori të deklaratave tatimore, të një dekade më parë”, reagoi live, një zyrtar i indinjuar i Shtëpisë së Bardhë.

Artikulli paraprakEDHE FACEBOOK LANÇON “MESSENGER DAY”
Artikulli tjetërMOTI PËR SOT, I KTHJELLËT